Bie shtylla e tensionit, bllokohet qarkullimi (FOTO)

03/10/2016 00:00

Një shtyllë tensioni është rrëzuar në mes të rrugës duke bllokuar kalimin e mjeteve. Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka prekur telat e energjisë dhe për pasojë ka rrëzuar në tokë shtyllën.

Pamjet kanë mbërritur në “Ti Raporton” në Top Channel dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e Unazës së Re, ku është bllokuar kalimi i mjeteve. Kjo pjesë rruge është mjaft e frekuentuar për shkak se lidh unazën e re me rrugët dytësore të Kasharit, ku ndodhen një numër i madh biznesesh.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel