Del në shitje shtëpia e “Mrs. Doubtfire”

03/10/2016 00:00

Shtëpia e filmit “Mrs. Doubtfire” ka dalë në shitje. Sigurisht që pa dadon e famshme brenda.

Familja e Robin Williams në këtë film shumë të suksesshëm të vitit 1993 banonte në shtëpinë që ndodhet në San Fransisko, aty ku komediani maskohej si një dado e moshuar britanike për të qëndruar pranë fëmijëve të tij, pasi ish-bashkëshortja mori kujdesin e tyre të plotë dhe e ndaloi babain që t’i takonte.

Kjo shtëpi është në shitje për 4.45 milionë dollarë dhe ndodhet në lagjen “Pacific Heights”. Pas vdekjes së Robin Williams në vitin 2014, banesa u bë një vend i përkohshëm homazhesh për aktorin dhe fansat linin lule jashtë saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel