Fier, sekuestrohen 25 kg kanabis; 2 në pranga

03/10/2016 08:15

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin “LAND“, ku në kuadër të tij ka sekuestruar 25.5 kg kanabis dhe ka arrestuar 2 persona.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Artur Kapllani (banues në Ballsh) dhe 42-vjeçarin Luftar Xhafa (banues në Kuman të Roskovecit).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fashtin Kalenjë të Mallakastrës, në vendin e quajtur “Fushë”, u kapën duke shkarkuar 25.5 kg kanabis nga mjeti tip Opel Astra, me targa AA 158 BG, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Top Channel