Kosova, publikohet lista me 23 futbollistë për sfidat e tetorit

02/10/2016 00:00

Trajneri i Përfaqësueses se Kosovës Albert Bunjaku ka shpallur listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese për “Rusi 2018”, ndaj Kroacisë me 6 dhe Ukrainës me 9 tetor. Nga futbollistët e ftuar vërehet qartë se ka mungesa, por nuk mungojnë edhe risitë.

Sa i përket listës komplete me 23 futbollistë të ftuar janë: 3 portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic dhe Bledar Hajdini. Mbrojtës: Fanol Perdedaj, Avni Pepa, Alban Pnishi, Amir Rrahamani, Leart Paqarada dhe Ardian Ismajli.

Mesfusha është e mbipopulluar ku janë ftuar: Hekuran Kryeziu, Eroll Zejnullahu, Alban Meha, Herolind Shala, Bersant Celina, Milot Rashica, Bernard Berisha, Arber Zeneli, Sinan Bytyqi, Besar Halimi dhe Valon Berisha, ndërsa treshja e sulmit:  Albert Bunjaku, Vedat Muriqi dhe Labinot Kabashi.

Sa i përket kësaj liste, disa lojtarë janë të ftuar për herë të parë. Futbollisti i Heerenveen, Arber Zeneli, portierët Adis Nurkovic dhe Bledar Hajdini, ndërsa super-befasia Labinot Kabashi.

Ftesa që është i bërë 16-vjeçarit duket paksa e çuditshme, mirëpo është logjike duke ditur se lojtari në fjalë është mjaft cilësor dhe do të mund të kishte ftesë nga Finlanda ku ka lindur apo Spanja ku ka vite që luan. Përndryshe, Kabashi ka prejardhje nga Skenderaj.

Ndërkohë, mesfushori Zeneli që po luan me shumë sukses te Heerenven do të grumbullohet me skuadrën, mirëpo ende nuk ka konfirmim nga FIFA për të, sikurse dhe për portierin Adis Nurkovic. Të dy këta lojtarë pritet të marrin leje gjatë ditëve në vazhdim.

Sa i përket mungesave nga ndeshja e kaluar është ajo e mesfushorit qendror Enis Alushit, i cili nuk ka arritur të rikuperohet me kohë, ndërsa të dëmtuar janë edhe mbrojtësit Bajram Jashanica e Loret Sadiku.

Jashtë listës edhe për këto dy ndeshje kanë mbetur sulmuesit Erton Fejzullahu dhe Besart Berisha të cilët për shkak të problemeve me dokumentacion nuk do të mund të luajnë deri në ndeshjet e vitit 2017.

Top Channel