“Muri hungarez”, dalin sondazhet e para

02/10/2016 00:00

Tragjedia siriane dhe e gjithë refugjatëve të tjerë po luhet në një akt të saj edhe në skenën hungareze. Aty po zhvillohet referendumi nga i cili do të përcaktohet nëse  do të pranohen refugjatët në rast se Bashkimi Evropian vendos të zbatoj ndarjen e tyre në përqindje.

Agjensia e lajmeve Reuters raporton se deri në orën lokale 15:00 pjesëmarrja në votime ishte vetëm 30.66%, ndërkohë që votimi të quhet i vlefshëm duhet që në referendum të kenë marrë pjesë 50% plus një, e votuesve.

Reuters shton se shumica e votave sipas sondazheve të para tregojnë se hungarezët janë kundër pranimit të kuotave nga Brukseli, por megjithatë pjesëmarrja e ulët është zhgënjyese për qeverinë e kryeministrit Viktor Orban.

Top Channel