Dritëhijet e Hungarisë, në vendin që luhatet mes BE-së dhe vetëizolimit

02/10/2016 00:00

Në pritje të rezultateve që do të dalin nga referendumi, gazetari Idro Seferi që ndodhet në Budapest ka realizuar një material që tregon dritë-hijet e historisë së këtij vendi ish-komunist që luhatet mes Bashkimit Europian dhe vetizolimit.

Kisha evangjeliste në Budapest. Tri vjet më parë u bë gati e paligjshme të jesh i pastrehë në këtë qytet. Aty kërkojnë ndihmë edhe refugjatët dhe emigrantët.

Prifti metodist, Ivany Grabor, nuk është i bindur. “Kjo nuk është e mirë pasi nuk është e krishterë të mos ndihmojmë njerëzit. Qeveria dhe Kisha janë afër me qëndrime, por ne duhet të ndihmojmë”, shprehet Ivany Grabor.

Hungaria u bë vend tranzit vrullshëm për refugjatet. Imazhi u zbeh pas rritjes së numrit. Refugjatët nga Siria dhe vendet e tjera kthyen botën nga ky vend dhe rrugës ballkanike. Hungaria, një vend dikur i mbyllur gati hermetikisht dhe burim emigracioni, tri dekada nga rënia e komunizmit është kthyer në qendër djathtiste.

Shefi i qeverisë Viktor Obran, dikur disident tani ka ndryshuar qendrim. Nga liberal ne konservator kristian.

Opozita bën fushatë të vogël kundër referendumit. Fuqia e tyre është aq.

”Unë jam i turpëruar dhe çdo qytetar i ndershëm hungarez duhet të jetë i turpëruar. Por, ky nuk është faji ynë, por i qeverisë sonë”, shprehet Lajos Bokros nga Universiteti Qendror Evropian. Hungaria ka një histori jo shumë të ndritshme anti-semite.

Shumë politikan hungarez besojnë se BE-ja është e dobët para sfidave. ”Me këtë kryeministri dëshiron të ketë një fuqi në mesin e politikanëve euroskeptik brenda vetë Evropës.”, thotë Bulscu Hunyadi, nga Instituti Political Capitol.

Prifti që ka kurorëzuar kryeministrin dhe ka pagëzuar dy nga pesë fëmijët e tij, thotë se Orban ka ndryshuar shumë. ”Ne kemi tejkaluar sfida edhe më të mëdha se këto si popull dhe me shpresë do t’i tejkalojmë edhe keto. Por, në një shoqëri të tille do t’i duhet kohë ta tejkaloj një gjë të tillë”, thekson Grabor.

Frika në qytetin e bukur të Evropës Juglindore ekziston edhe nga refugjatët edhe nga djathtizmi.

Top Channel