Arsenal “heq qafe” me dorë Burnelyn

02/10/2016 00:00

Arsenal shënon fitoren e pestë radhazi, pasi triumfoi 1-0 në transfertën ndaj Burnleyt. Koscielny realizoi në minutën e 93 një gol të diskutueshëm, pasi nga pamja duket se mbrojtësi e ka prekur topin me dorë para se të përfundonte në rrjetë.

Sidoqoftë, kjo fitore “in extremis” është dhurata më e mirë për trajnerin Arsene Wenger, që feston dy dekada në drejtimin e skuadrës londineze, edhe pse performanca e Arsenalit ishte vite-dritë larg asaj çfarë do të dëshironte francezi.

Burnely u shfaq një skuadër e mirëorganizuar në mbrojtje dhe rrezikonte me goditje standarde duke vënë në vështirësi miqtë, por pa mundur të çojnë topin në rrjetën e Petr Cech.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e tretë në klasifikim me 16 pikë, dy më pak se City i vendit të parë dhe një pikë larg Tottenhamit të vendit të dytë.

Top Channel