Bundesliga, Schalke merr fitoren e parë

02/10/2016 00:00

Pas 5 humbjesh radhazi, Schalke më ne fund ka gjetur fitoren. Djemtë e Weinzierl mposhtën 4-0 skuadrën e Monchengladbach për të marrë pikët e para në këtë sezon.

Pas një pjesë të parë të qetë që përfundoi 0-0, Schalke shënoi katër herë në pjesën e dytë, 3 prej golave i realizoi në një hark kohor prej 6 minutash.

“Stuhia” filloi në minutën e 52 kur Choupo-Moting shënoi golin e parë nga pika e bardhë, ndërsa katër minuta më vonë Embolo realizoi golin e dytë. Ende pa përfunduar festa e tifozëve për golin e zviceranit, Goretzka shënon për 3-0 në të 58-n.

Në minutën e 83, Embolo realizon golin e katërt dhe të dytin person për tri pikët e para.

Në sfidën tjetër të së dielës, Wolfsburg nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Mainzit në shtëpi, duke konfirmuar krizën në të cilën po kalon kjo skuadër.

Top Channel