Pensionistët heronj, nderohen pasi kapin hajdutin (Video)

02/10/2016 00:00

Tre pensionistë janë nderuar nga policia britanike pasi arritën të kapnin një person të kërkuar, të cilën e panë teksa po vidhte në banesën e një gruaje që kishte ndërruar jetë.

70-vjeçari gjerman Peter Mueller, ndodhej në Derby të Anglisë për të vizituar shtëpinë e vjehrrës së tij që kishte ndërruar jetë kohë më parë, kur ka parë hajdutin Stephen Ward në korridor duke mbushur çantë me sende me vlerë.

Ai bashkë me dy gra më të moshuara, Adly Gorrafa, 81 vjeçe dhe Sheila Gorrafa, 78 vjeçe u konfliktuan me hajdutin dhe e zunë poshtë, ndërsa fqinjët lajmëruan policinë.

“Kur e pashë atë person, u mbusha me adrenalinë dhe kështu e rrëzuam atë. Unë jam 70 vjeç dhe 2 të tjerët ishin 78 dhe 81 vjeç. Me peshën tonë, ai nuk kishte shans të shpëtonte”, u shpreh gjermani Peter Mueller.

Stephen Ward, i cili kërkohej nga policia britanike prej 18 muajsh si i dyshuari kryesor në një vjedhje tjetër u dënua nga Gjykata me 27 muaj burg.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel