Ede dhe Taku i dhurojnë fitoren e parë Tiranës, triumfon edhe Korabi

02/10/2016 00:00

Pas katër barazimesh, Tirana më në fund gjen fitoren e parë sezonale. Bardheblutë mposhtën 3-0 Flamurtarin në “Selman Stërmasi”. Ede dhe dopieta e Takut i dhanë skuadrës së Dajës 3 pikë të reja.

Tirana gjeti golin e parë me Ede në minutën e 36. Karabeci ekzekutoi një goditjë nga këndi duke pasuar shkurt për Takun, me këtë të fundit që kroson dhe gjen në zonë Eden që shënon për 1-0.

Goli i dytë vjen pas katër minutash, por kësaj radhe me një tjetër golashënues. Pasi futet në zonë, Moise pason për Takun, i cili në qendër godet saktë për 2-0.

Me shifrat 2-0 mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa Magani kërkon të rikthejë të tijtë në lojë me zëvendësime, por deri në fund, kryeqytetasit shënojnë edhe njëherë për të vulosur fitoren e parë në këtë kampionat.

Ishte sërish Taku që del i vetëm përballë portierit Halili duke realizuar golin e tretë për Tiranën dhe të dytin personal.

Ndërkohë, Teuta u befasua në shtëpi nga Korabi që u mposht me shifrat 2-3. Plau realizoi gol që në minutën e parë, ndërsa në minutën e 20, miqtë e gjejnë veten në avantazh prej dy golash falë Nexhipit.

Pak para përfundimi të pjesës së parë, Gripshi ngushton epërsinë duke i dhënë shpresë durrsakëve, pasi më parë Sheta i Korabit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga loja.

Por, në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 71, Kaja shënon golin e tretë për Korabin, duke vulosur fitoren, ndërsa Lamcja përjashtohet nga loja pas dy kartonëve duke bërë që të rikthehet balanca mes skuadrave.

Kortobelli realizoi golin e dytë për Teutën në minutat e fundit të sfidës, por deri në fund durrsakët nuk arritën të shmangnin humbjen e tretë në këtë kampionat.

Top Channel