Boks, Ardit Boriçi ” shpallet fitues në Shkodër

02/10/2016 00:00

Për rreth dy ditë është zhvilluar në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj me pjesëmarrës nga të gjitha klubet e vendit të kësaj grupmoshe.

Ndeshjet u zhvilluan nga dita e premte pasdite deri paraditen e së dielës në pallatin e sportit të qytetit të Shkodrës “Qazim Dervishi”.

Boksieri më i mirë i kampionatit është shpallur Ardit Boriçi i Teutës ndërsa më tekniku Mario Sokoli i ekipit Enea.

Ndeshjet finale kanë dhuruar jo pak emocione dhe niveli i boksit të paraqitur nga sportistët finalistë ka qenë i kënaqshëm, çka premton për të ardhmen e këtij sporti.

Sa i përket renditjes ekipore kampion është shpallur skuadra nga Tirana, Arena.

Top Channel