Protesta anti-qeveritare në Etiopi, raportohen 300 të vrarë

02/10/2016 00:00

Policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritare, të cilët kanë nisur protestën e tyre gjatë një feste fetare, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur.

Mijëra persona ishin mbledhur në rajonin e Oromiya, gjatë festimit të asaj që quhet si “Dita e Falënderimeve” në Etiopi e nuk ka zgjatur shumë kur turmat e njerëzve filluan të thërrasin kundër qeverisë dhe të valëvitnin një flamur të forcave rebele.

Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë se dhjetëra persona nuk kanë shenja jete, ndërsa akoma edhe më shumë të tjerë janë larguar për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të plagëve të marra.

Qeveria ka konfirmuar se ka 52 viktima, ndërkohë që një aktivist në Oromo, Jawar Mohamed, ka deklaruar se janë afro 300 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sipas Mohamed ushtria ka hapur zjarr ndaj protestuesve nga një helilopter, duke detyruar edhe shumë njerëz të hidhen në humnerë, raporton BBC.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel