Prostitucioni drejt Gjermanisë. Ndalohet grupi i trafikantëve, mes tyre dhe femra

02/10/2016 00:00

Policia e Tiranes ka arrestuar një grup të trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime prostitucioni. Në pranga kanë përfunduar 5 persona mes tyre edhe 2 femra, ndërsa 3 shtetase të tjera, përfshirë një rumune që jeton jashtë Shqipërisë janë proceduar në gjendje të lirë.

Pas hetimeve disa mujore, policia dyshon se  ky grup ka rekrutuar femra  për t’i trafikuar për prostitucion drejt Gjermanisë. Dy vajzat e proceduara dyshohet se kanë ushtruar prostitucion edhe në Shqipëri, ndërsa shtetesja rumune me iniciale P.C është personi që do t’i priste në Gjermani.

Ndalimet janë kryer në pikën e kalimit kufitar të Morinës ku grupi po tentonte të kalonte në Kosovë. Ata ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim nga forcat e posaçme operacionale që nga nisja në Tiranë.

Policia ka sekuestruar edhe 2 karta identiteti të falsifikuara, 4 bileta avioni, 1500 euro si dhe një automjet taksi që kryente trasportin.

Top Channel