Nën moton “Takohemi për një libër”, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve e Rekreacionit, kanë çelur fushatën kombëtare të leximit, e cila do të zgjasë gjatë të gjithë muajit tetor, e që synon të orientojë shoqërinë dhe veçanërisht brezin e ri drejt kulturës së leximit.

“Sikur në fund të këtij tetori, që është muaji më i mirë për të lexuar, të kemi shtuar disa faqe në leximet tona, një libër në bibliotekë, apo disa lexues në radhët tona të lexuesve, besoj që sadopak ia kemi arritur qëllimit”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.

Të parët që përqafuan fushatën, duke dhënë edhe shembullin e leximit, ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ministrja e Arsimit.

Për çdo të shtunë të muajit tetor, në sheshet kryesore të Tiranës, personazhet e gjallë të romaneve më të dashura, si “Piter Pan”, “Ana Karenina”, “Hamleti”, “Don Kishoti” etj., do të lexojnë pjesë nga librat që përfaqësojnë përmes aktorëve të rinj.

Top Channel