Seria A, Juves i mjaftojnë 5 minuta për të mposhtur Empolin

02/10/2016 00:00

Juventusit i mjaftuan vetëm 5 minuta në pjesën e dytë për të marrë 3 pikë në transfertën e Empolit. Skuadra e drejtuar nga Allegri fitoi 3-0 dhe tashmë e sheh veten në kuotën e 18 pikëve.

Në pjesën e parë, bardhezinjtë nuk arritën dot të shënonin: Khedira goditi traversën, ndërsa Skorupski devijoi në shtyllë një diagonale të Cuadrados.

Por, në pjesën e dytë, Dybala kaloi në avantazh kampionët e Italisë në minutën e 65. Më pas, Higuain shënon dy gola të tjerë brenda 3 minutave për të mbyllur gjithçka.

Top Channel