LSI kërkon të majtën. Kryemadhi: Drejt një partie të vërtetë të majtë

02/10/2016 00:00

Për Monika Kryemadhin, politika ndonjëherë është shumë e egër dhe në momente të caktuara duhet të merren vendime shumë të rëndësishme.

“Një nga ato vendime për mua ishte dhe krijimi i LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim do t’i çojë më tutje. Do t’i çojë më tutje sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë, e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.

Këto deklarata, Kryemadhi i bëri gjatë Konventës së Lëvizjes së Gruas për Integrim, në Gjirokastër, ku u zgjodh dhe kryetarja e re, Mirela Mamani.

Top Channel