Vrasja në Elbasan, policia shoqëron 9 persona

02/10/2016 00:00

Policia ka shoqëruar 9 persona për vrasjen e 37-vjeçarit Erion Millo mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të stacionit të trenit në Elbasan.

Fillimisht u raportua se Millo u qëllua me thikë, por në vendngjarje policia gjeti edhe 2 gëzhoja. Autorët dyshohet se e kanë ndjekur dhe i kanë zënë pritë 37-vjeçarit, i cili ka qenë duke lëvizur me makinën e tij në këtë zonë.

Policia e Elbasanit po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona si dhe u ngritën disa postoblloqe në rrugët e qytetit.

Top Channel