Kapen refugjatë sirianë në Kukës, do kaloheshin për në Kosovë ilegalisht

01/10/2016 00:00

Policia arrestoi katër persona që me mjetet e tyre po transportonin 15 klandestinë sirianë që të shkonin drejt Kukësit.

Transportuesit, të gjithë nga Tirana u ndalën në Fushë-Dukagjin. Të gjithë sirianët u dërguan në qendrën e pritjes në Babrru.

Ndërkohë në këtë qendër, sipas policisë, më herët ishin larguar pa leje 21 shtetas sirianë, të cilët janë duke u kërkuar.

Sirianët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri me ndihmën e trafikantëve që më pas i kalojnë ata nga Kosova për në Serbi e më tej në vendet e Bashkimit Europian, Kroaci apo drejt kufirit hungarez. 

Top Channel