Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një i ri, plagoset një tjetër

01/10/2016 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur e një tjetër të plagosur ka ndodhur pasditen e së shtunës pranë fshatit Murrizë në Lushnjë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” me targë KV 2248 B doli nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.D. 23 vjeç, ndërsa është plagosur shtetasi M.P.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Top Channel