Sukses me përmbysje për Liverpool, fiton edhe Chelsea

01/10/2016 00:00

Liverpool regjistroi një fitore jo shume te lehte në javën e 7 të Premier League. Skuadra e “The Reds” mposhti Swansea me përmbysje me rezultatin 2-1 për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim me 2 pikë më pak se Manchester City kryesues.

Swansea e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa shënoi që në minutën e 8 të saj me anë të Fer dhe arriti ta ruajë këtë avantazh deri në përfundimin e pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë Liverpool-i rivendosi ekuilibrin në këtë sfidë kur Firmino shënoi golin e barazimit.

Të besuarit e Jurgen Klopp filluan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën në minutën e 84 me James Milner që ekzekutoi saktë një 11 metërsh për t’i dhuruar këto 3 pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij.

Ndërkohë, Chelsea mori një fitore të pastër në transfertën e Hull. Me gola të Willian dhe Diego Costa-s, Chelsea u rikthye te fitorja pas dy humbjeve dhe një barazimi.

Top Channel