Mancini afrohet më shumë me stolin e Anglisë

01/10/2016 00:00

Stoli i kombëtares angleze të futbollit është ende bosh, pas dorëheqjes së Allardyce. Ndër emrat që po lakohen më shumë është padyshim edhe ai i ish-trajnerit të Interit, Roberto Mancini. Italiani e njeh shumë mirë futbollin anglez, pasi nga viti 2009 deri në 2013 drejtoi Manchester City, ku fitoi edhe një titull kampion në 2012.

Specialistët e futbollit e vlerësojnë italianin, pasi ai ka njohje të mira të futbollit anglez dhe ka punuar me një pjesë të futbollistëve. Në listën e emrave ishte edhe një tjetër trajner jo britanik: Arsene Wenger. Francezi pak ditë më parë regjistroi 20 vjet nga marrja e detyrës si trajner i Arsenal.

Në rast se Mancini do të ulet në pankinën e Anglisë, do të ishte i treti jo britanik që merr drejtimin e Anglisë, pas suedezit Erikson dhe italianit Capello.

Top Channel