Partizani bie në Kukës, Luftëtari mposht Laçin

01/10/2016 00:00

Një gol i të përhershmit Pero Pejic i ka mjaftuar Kukësit në “Zeqir Ymeri” për të mposhtur të kuqtë e Partizanit.

Bomberi i skuadrës kuksiane arriti të zhbllokojë rezultatin e ndeshjes vetëm dy minuta nga nisja e pjesës së dytë. Hallaçi i dhuron një krosim perfekt nga e majta dhe kroati kërcen mbi të gjithë për golin e avantazhit.

Goli i kroatit i siguron fitoren pas katër humbjeve radhazi të sezonit të kaluar skuadrës së Kukësit ndaj Partizanit, ndërsa e ngjit në kuotën e 9 pikëve në vendin e dytë në renditje, 6 pikë nga Skënderbeu i vendit të parë.

Ndërkohë, këtë të shtunë u luajt edhe një tjetër ndeshje e Superiores, ku Luftëtari siguroi fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur 1-0 Laçin, me një gol të shënuar nga Ramadani në minutën e katërt të shtesës.

Top Channel