E diela sjell në ekranin e Top Channel “Portokalli”, spektaklin më të dashur të humorit për shqiptarët, kësaj here edhe më të madh, edhe më të bukur, edhe më surprizues.

Sezoni i ri sjell përsonazhe të tjera, aktorë të rinj, të qeshura pa fund nën thumbin e batutës së Portokalli për gjithçka ndodh në politikën dhe shoqërinë tonë.

“Kemi parë se çfarë të rejash na sjell politika apo shoqëria shqiptare dhe çfarë na sugjeron”, thotë regjisori Altin Basha.

Kërshëria e publikut do të shpërblehet me një mori personazhesh, në karakteret e të cilëve shumëkush ka gjetur veten.

“Skaleta e Portokallisë tanimë është shumë e madhe dhe hapësira që ne kemi është e pamjaftueshme për të nxjerrë të gjithë personazhet, por padyshim që javë pas jave ne do t’i nxjerrim të gjithë ata”, shton regjisori i Portokallisë.

Portokalli ka pas vetes një histori suksesi. Këtë ja ka dhënë puna e palodhur në grup, përgjegjësia me të cilën është ndërtuar cdo karakter, por sidomos mbështjetja e vazhdueshme e publikut.

Spektakli që shkartis hummorin me elementët e të përditshmes, sidomos përcjell lirinë që Top Channel e ka patur parimin themelor që në krye të herës.

“Do ta quaja liria e duhur për të dhënë gjërat siç i mendojmë ne, e cila ka ekzistuar gjithmonë në Top Channel. Ka qenë një garanci e madhe që ne t’i themi gjërat gjithnjë ashtu siç i mendojmë, si artistë, si intelektualë dhe si qytetarë”, thotë regjisori Basha.

Top Channel