Protesta e Aleancës Kundër Importit të Plehrave nisi paraditen e së shtunës pranë Parkut Rinia. Njerezit e thirrur në protestën e mbështetur edhe nga opozita u grumbulluan fillimisht pranë Monumentit të Pavarësisë.

Për herë të parë në historine e televizioneve shqiptare, Top Channel fut risinë e pasqyrimit të kësaj proteste me anë të  kameras Dron. Të gjithë itinerarit të kësaj proteste.

Marshimi nisi nga parku, tek Dëshmorët e Kombit, për t’ju drejtuar më pas Kryeministrisë.

Njerëzit marshuan për pak minuta në distancën prej pak qindra metrash që ndan Parkun Rinia nga Kryeministria. Ata u grumbulluan para godinës së Qeverisë, ku përfaqësues të AKIP dhe shoqërisë civile folën kundër ligjit të mbetjeve, përballë forcave jo të pakta të policisë që ruanin Kryeministrinë.

Veç të tjerave, kjo protestë do të mbahet mend edhe për këtë risi televizive që Top Channel aplikoi për herë të parë për pasqyrimin  e vërtetë dhe transparente të evenimenteve politike dhe publike. Një risi sigurisht që do të kthehet në një traditë.

Top Channel