Rama reagon për protestën: Ligji, për një Shqipëri më të pastër

01/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj protestës së sotme kundër ligjit të importit të mbetjeve.

Në një postim në Twitter, ai thotë se ligji i shërben pikërisht një Shqipërie më të pastër.

“Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë më të pastër se unë i them:Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd!”, shkruan Rama.

Top Channel