Djemtë e “El Chapos” sulmojnë ushtrinë meksikane

01/10/2016 00:00

Përgjegjësia për 5 ushtarët e vrarë e të masakruar dhe 10 të tjerët e plagosur në një pritë në periferi të Culiacan-it në Meksikë,  rëndon mbi djemtë e lordit famëkeq të drogës Joaqim Guzman, i njohur ndryshe si El Chapo.

Sulmi mendohet të ketë pasur për qëllim lirimin e një figure të rëndësishme të kartelit të rrezikshëm Sinaloa.

Ushtarët kanë qenë duke udhëtuar me dy makina që shoqëronin një autoambulance të Kryqit të Kuq kur u sulmuan nga rreth 60 persona të armatosur.

Agresorët arritën të merrnin me vete të dyshuarin që po dërgohej në spital. Ai është identifikuar si Julio Ortiz Vega, i mbiquajtur  “El Kevin”.

Guzman ndodhet aktualisht prapa hekurave pas disa tentativave teëbujshme për arratisje. Djemtë e tij dyshohet të jenë përfshirë edhe në episode të tjera të dhunshme gjatë këtyre javëve të fundit.

Top Channel