“Birra moderne” më e vjetër daton 133 vjet më parë

01/10/2016 00:00

“Birra moderne” më e vjetër në botë është zbuluar 133 vite më parë, dhe pihet ende. Prodhuesit e birrës Carlsberg në Kopenhagen kanë qënë duke pastruar qilarët kur kanë gjetur një shishe të pahapur që datonte në vitin 1883.

Shkencëtarët thonë se ky ka qënë dhe viti kur është shpikur majaja e pastër, që i dha fund sëmundjes nga birram, një problem të zakonshëm për stërgjyshërit tanë.

Historiani i birrës Martyn Cornell thotë: “Po të mos ishte për përmbajtjen e kësaj shishe të vjetër birre, sot nuk do të kishim këtë birrë të mrekullueshme. Pa të, ne nuk do të kishim sot llojin e birrës që mbulon 90% të tregut”.

Eric Lund, kreu i prodhuesve të birrës Carlsberg thotë se gjetja e kësaj shishe u ka dhënë mundësin e riprodhimit të birrës së parë me cilësi të lartë në botë.

Top Channel