Mourinho pretendon se nuk e njeh skuadrën

01/10/2016 00:00

Jose Mourinho pranon se ende nuk e njeh mirë Manchetser United dhe kërkon që të ketë më shumë kohë në dispizicion. Këtë tekniku portugez e ka deklaruar në prrag të sfidës që Manchester United do të luajë ndaj Stoke City në Premier League.

“Kam nevojë për futbollistët, kam nevojë t’i shoh ata në rrethana të ndryshme dhe të kuptoj më shumë gjëra për ta – deklaroi Mourinho – Kam shumë për të mësuar dhe kjo arrihert vetëm kur punon me ta për  një kohë shumë të gjatë”.

Manchester United ka hasur vështirësi në këto muajt e para me Mourinhon në pankinë në të gjitha aspektet. Pavarësisht se në dispozicion ka futbollistë të shkëlqyer në repartin e sulmit, skuadra e ‘Djajve të Kuq’ tashmë ka pësuar 3 humbje dhe këtu përfshihet edhe disfata në derbin me Manchester City. Një humbje tjetër që rëndoi mbi Manchester United ishte edhe ajo e Europa League ndaj Fejnordit, duke i shtuar kritikat ndaj luzitanit

“Europa League është një kompeticion që hap më shumë probleme se kampionati – tha Murinho – kjo sepse do të të duhet të luash ditën e enjte dhe kjo i vështirëson vërtet gjërat”.

Pas ndeshjeve të kërtij raundi, kampionatet në Evropë do të ndërpriten për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese për eliminatoret e Botërorit 2018. Pas këtij pushimi, Manchester do të kthehet në fushën e lojës në 17 tetor me sfidën ndaj Liverpoolit në Anfield dhe më pas do të presë Fenerbahce në Old Trafford në Europa League.

Top Channel