Asambleja e PS, Rama: Reformat, më të plotat në 20 vite

01/10/2016 00:00

Duke folur në hapje të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama bëri një bilanc të reformave të ndërmarra nga qeverisja e tij.

“Nëse do të bëjmë një inventar të reformave të bëra nga qeveria do të ishte më i ploti i 20 viteve”, tha Rama duke renditur reformën e territorit, atë në sektorin e energjsë, që siç u shpreh ai nga thellësia dhe kompleksiteti shënoi një kthesë historike në raportin tonë me shtetin. “Në këtë reform sfidë mbetet liberalizimi i plotë i tregut të energjisë”, shtoi ai.

Duke folur për reformën në shendetësi Kryeministri pranoi se edhe pse janë bërë shumë gjëra, ajo mbetet një pasqyrë perceptimi dhe domodsdoshmërie që rezultate konkrete të bëhen sa më parë të prekshme në nivelin e qytearëve

“Duam të vëmë në jetë shërbimin cilësor të urgjencës që duhet të përgjigjet nga 10 deri 15 minuta për çdo qytetar në të gjithë territorin”, tha Rama.

Ai u ndal dhe në reformën në arsim, në atë që e quajti transformim të maturës ku, “ku kush hyn në  universitet e ka fatin e vet  në dorë.

Asambleja e Partise Socialiste vazhdon punimet gjatë ditës së shtunë me një axhendë që përfshin miratimin e disa rregulloreve.

Top Channel