Hamilton do të niset i pari në Malajzi

01/10/2016 00:00

Lewis Hamilton dominon dhe fiton provat kulaifikuese për Çmimin e Madh të Malajzisë. Një fundjavë që foli e tëra për britanikun, që pas 2 sesioneve të lira, arrititi të vendoste kohët më të shpejta në të treja sesionet kualifikuese.

Në sesionin e fundit Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.32.850, duke lënë në vendin e dytë shokun e skuadrës Rosberg. Britaniku shënoi pole position të 57 në karrierë.

Në linjën e dytë të nisjes do të jenë pilotët e Red Bull, me Verstappen në vendin që niset e treti dhe Ricciardo i katërti. Makinat Ferrari do të jenë në linjën e tretë, me Vettel dhe Raikkonen.

Gara për Çmimin e Madh të Malajzisë do të zhvillohet të dielën dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel duke flluar nga ora 9.00.

Top Channel