Aksident në Korçë, humb jetën 16-vjeçari

01/10/2016 00:00

Një 16-vjeçar, ende i paidentifikuar nga policia ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet.

Ngjarja rëndë ka ndodhur pranë “Varrezave të Qytetit” të Korçës. M. Myftaraga, rreth 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip BMVV me targë AA 653 IV ka aksidentuar me pasojë vdekjen të miturin.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel