Debat për divorcin, burri tenton të djegë gruan

01/10/2016 00:00

Një 42-vjeçar shqiptar nuk i ka pritur mirë vendimin e divorcit të dhënë nga gjykata italiane dhe pas një debati me bashkëshorten e tij 41-vjeçare, ai ka tentuar të djegë veten dhe gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano. Policia italiane thotë se çifti ka patur një debat për çështjen e divorcit të vendosur nga gjykata dhe situata është përshkallëzuar kur bashkëshorti ka marrë benzinë ka spërkatur apartamentin dhe është përpjekur që të spërkasë edhe vetë bashkëshorten e tij.

Pas kësaj, ai i ka vënë flakën banesës. 41-vjeçarja është hedhur nga dritarja e apartamentit që mori flakë me shpejtësi dhe të njëjtën gjë ka bërë pak sekonda më vonë edhe 42-vjeçari.

Që të dy ata janë transportuar në spital, ku bashkëshorti ndodhet në më të rëndë shëndetësore shkaktuar edhe nga djegiet që ka marrë në trup.

Raportohet se çifti i shqiptarëve ka edhe tre fëmijë, 14,16 dhe 23 vjeç, të cilët në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin në banesë.

Top Channel