Spanja po ndryshon, tashmë s’ka vend për “të paprekshmit” e Del Boqsues

01/10/2016 00:00

Pasi njoftoi listën e të grumbulluarve vetëm për herë të dytë që kur mori drejtimin e Spanjës, stili dhe preferencat e trajnerit Julen Lopetegui po bëhen edhe me të qarta.

Për ndeshjen ndaj Italisë e Shqipërisë, ai vendosi të mos ftojë disa nga “të paprekshmit” nga epoka e Vicente del Bosques, në përpjekje edhe për të lënë shenjën e tij në kombëtare.

Duket se koha e Casillas me Spanjën ka perënduar, me David de Gean që duket se ka konsoliduar pozicionin e tij si numri 1 i “furisë së kuqe”.

Cesc Fabregas e Pedro Rodriguez nuk po luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në skuadrën e Chelseat duke gëzuar pak minuta në fushë dhe kjo duket se i ka lehtësuar punë trajnerit Lopetegui të cilët ka vendosur të mos i ftojë.

Mungesa e Juanfran është më vështirë e shpjegueshme, por trajneri spanjoll mendon se Dani Carvajal i Realit dhe Sergi Roberto i Barçës mund të mbulojnë shumë mirë këtë pozicion.

Lopetegui njihet si tifoz i Iscos që kur e kishte nën urdhrat e tij me kombëtaren e moshave, ndërsa starti i jashtëzakonshëm i Jose Callejon është vlerësuar, si fytyra të reja në listën e 23 lojtarëve të grumbulluar.

Me hapa të ngadaltë, por sigurt, Spanja është duke lëvizur nga epoka e Del Boqsues në atë të Julen Lopeteguit.

Top Channel