Fiks Fare: Detaje nga hetimet për trafik organesh nga shtetasi rus

30/09/2016 00:00

Drejtësia shqiptare ka filluar një hetim për trafik organesh. Nën hetim është një shtetas rus, i cili bashkë me disa shqiptarë, kanë hapur me letra një firmë. Objekti i kësaj firme është turizmi mjekësor, që ka të bëjë me transplantimin e organeve, prenotimin e fluturimeve dhe asistenca personale për pacientët në vendin ku do të bëhet trajtimi mjekësor.

Fiks Fare ka siguruar dokumentet e kësaj dosje, ku detajohet e gjithë veprimtaria e Boris Volfman.

Në qendrën kombëtare të biznesit në Shqipëri është regjistruar në muajin nëntor 2014  firma “A New Life 4U”. Objektivi i veprimtarisë së firmës është turizmi mjekësor, gjithë shërbimet administrative dhe shoqëruese për turizëm mjekësor, me sferë kryesore të veprimtarisë transplantin e organeve, konsutim mjekësor, pronotim i fluturimeve dhe ofrim i asistencës personale të pacientëve në vendin përkatës ku do të jetë trajnimi mjekësor, alookimi i pacientëve dhe pronotimi i ambienteve, si dhe çdo veprimtari tjetër e lidhur sa më sipër. Adresa e kësaj firme, sipas QKB-së, është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kulla numër 2, apartamenti 8.

Fiks Fare shkoi në këtë adresë, por  aty nuk rezultoi asnjë gjurmë e kësaj firme. Fiks Fare ka siguruar edhe vendimin e gjykatës, ku thuhet se: Nga monitorimi i vazhdueshëm që i është bërë llogarive të kësaj shoqërie, rezulton se në llogari të kësaj shoqërie ka mbërritur një transfertë me vlerën e 41 mijë dollarësh me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit. Transaksione janë kryer edhe me Renato Mezinin, i cili është arrestuar, i cili është arrestuar në vitin 2010 në Itali për trafik narkotikësh. Rezulton se Boris Volfman është i përfshirë në transplantimin ilegal të organeve.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka llogari bankare në emër të kompanive që ai zotëron.

Gjykata doli në përfundimin që shuma e depozituara nga firma “A New Life 4U” janë rezultat i aktivitetit kriminal.

Top Channel