Veteranët, Mustafa: Kosova rrezikon marrëveshjet me FMN

30/09/2016 00:00

Një numër veteranësh në Kosovë nuk i kanë marrë pensionet për muajin shtator. Fondi i parashikuar për këtë kategori në buxhetin e shtetit nuk ka as një cent më.

Madje ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi kërkoi ndihmë në mbledhjen e qeverisë, për të gjetur një zgjidhje.

Por për këtë çështje, ministri i Financave Avdullah Hoti nuk ka dhënë shpresa të mëdha.

I shqetësuar për këtë problem duket se është edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili është shprehur se, nëse nuk gjendet një zgjidhje për veteranët rrezikohen të gjitha programet e Kosovës me FMN-në.

Top Channel