Lojërat Olimpike Tokio 2020, inovacion dhe konflikte

30/09/2016 00:00

Katër vjet duket një distancë e madhe kohore për ata admirues dhe aspirantë të Lojërave Olimpike, por në Tokio nuk mendojnë kështu që në ditën që morën flamurin pas edicionit të kontestueshëm të Rio de Zhaneiros këtë verë. Kryeqendra japoneze impresionoi botën me kandidaturën fituese dhe inovacionin por kanë nisur që tani problemet e para.

Tokio 2020 u zgjodh në bazë të reputacionit të mirë për eficencën, por vendimi i guvernatorit të mëparshëm për të zhvendosur tregun më të madh të peshkut në botë, ka shkaktuar polemika. Marketi historik “Tsukiji” u zbulua në një ndotje 1.4 herë mbi nivelin e lejuar çka praktikisht është më pak se Brazili, por jo mjaftueshëm për të kaluar standardet japoneze. Gjithsesi e zgjedhura e re lokale ndali planet e zhvendosjes duke futur projektin në një tjetër ngërç.

Në këtë pjesë të qytetit është planifikuar ndërtimi i një rruge që do të lehtësojë transportin e atletëve drejt zonave kryesore dhe stadiumit kombëtar. Por ky nuk është problemi i vetëm.

Qeveria japoneze miratoi 1,5 miliardë dollarë për financimin e ndërtimit të stadiumit të ri olimpik. Projekti i parë për stadiumin olimpik u prezantua para një viti, realizuar nga arkitektja Zaha Hadid, por ai nuk u miratua nga këshilli japonez i sporteve, për arsye të kostos se lartë. Organizatorët ridizenjuan gjithashtu logon pas akuzave për kopjimin e simbolit të Lojërave.

Top Channel