Reali rrit ndikimin në kombëtare, nuk ndodhte prej 2001

30/09/2016 00:00

Nëse fushata e kombëtares spanjolle të futbollit nuk do të shkojë sipas parashikimit të paktën ndaj rivalëve që konsiderohen të lehtë si Shqipëria e De Biasi-t, pankina e Julen Lopetegui do të jetë mes të parave që do të ndryshojnë në muajt e fundit të vitit. Trajneri që ka detyrën e vështirë për të ringritur imazhin e cenuar të “La Rohaspas” dështimeve të fundit, të paktën në letër duket se po e ndryshon kursin e paraardhësit Del Boske.

Më parë në fokus ishte Barcelona, por tani me Lopeteguin në stol baza po kthehet Reali i Madridit. Tekniku iberik ka grumbulluar 6 futbollistë për ndeshjet që do të zhvillohen në Tetor ndaj Italisë dhe Shqipërisë. Kjo është diçka e paprecedent në 13 vitet e kaluara. Isco, Nacho, Morata, Ramos, Lucas dhe Carvajal do të jenë përfaqësuesit e “blankos” në seleksionin kombëtar në listën prej 23 lojtarësh.

Për të gjetur diçka të tillë duhet të shkojmë pas në vitin 2001. Asokohe trajneri Inaki Sancez grumbulloi Casillas, Helguera, Raul Bravo, Michel Salgado, Gutti dhe Raul për pley off-in kundër Norvegjisë që të çonte në Finalet e Euro 2004. Duken tashmë të largëta kur në kombëtaren spanjolle kishte vetëm një madrilen si ndaj Anglisë në nëntor.

Për t’u theksuar se 4 prej lojtarëve të realit te Spanja, janë zëvendësues në skemat e trajnerit të galaktikëve, Zinedin Zidane.

Top Channel