“Panzerat” në eliminatore, në listë Gundogan, Gomez e Mustafi

30/09/2016 00:00

llkay Gundogan mund të bëjë paraqitjen e parë me kombëtaren gjermane të futbollit pas thuajse një viti mungesë, pasi iu besua një thirrje nga trajneri Joachim Low për ndeshjet eliminatore të botërorit ndaj Çekisë dhe Irlandës së Veriut.

330 ditë ka zgjatur mungesa e dhimbshme e mesfushorit të Manchester City-t që për shkak të një dëmtimi humbi Europianin 2016, por tani rikonsiderohet për një rol primar në formacion.

Mario Gomez, Jerome Boateng dhe Sebastian Rudi janë përfshirë gjithashtu në listën e “Panzerave” pas rikuperimit nga dëmtim i që i privoi grumbullimin në ndeshjen e parë eliminatore të botërorit, të fituar 3-0 me Norvegjinë. Do të ketë ashtu siç pritej vend për shqiptarin nga Gostivari Shkodran Mustafi, si dhe turko gjermanin Mesut Ozil, dy protagonistë të nisjes shpërthyese të sezonit te Arsenali.

Emre Can, Karim Bellarabi dhe Andre Schurrle nuk janë preferuar nga trajneri për kualifikueset e tetorit.

“Këto dy ndeshje në shtëpi janë shumë të rëndësishme për ne. E nisëm mirë ndaj Norvegjisë, por duhet të fitojmë dy sfidat e radhës që të mos e cenojmë kryesimin”, tha trajneri Joachim Low. Gjermania do të luajë ndaj Çekisë në 8 tetor në stadiumin e Hamburgut dhe më pas do përballet me Irlandën e Veriut 3 ditë më vonë në Hanover.

Top Channel