Anëtarësimi i detyruar i biznesit, votohet në parlament, Dhoma Amerikane kundër

30/09/2016 00:00

Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehet e shqetësuar me vendimin  djeshëm të Parlamentit, i cili duke ndryshuar ligjin për dhomat e tregtisë rikthen anëtarësimin e detyrueshëm të gjithë biznesit në këtë institucion.

Dhoma Amerikane thotë se sa ka ndjekur nga afër diskutimet në komisionet kur është diskutuar për ndryshimin e ligjit dhe  vëren se  miratimi   i djeshëm në Parlament, ka qene në kundërshtim me angazhimin e shprehur qartë  me parë nga  qeveria.

Sipas Dhomës, ligji i ndryshuar cenon lirinë e biznesit duke mos e lejuar atë të largohet nga një institucion në rast se qëndrimet dhe veprimtaria e institucionit bien ndesh me nevojat dhe kërkesat e biznesit, rrit detyrimet financiare dhe  favorizon  Dhomën e Tregtisë dhe industrisë  duke diskriminuar shoqatat e tjera të biznesit.

Top Channel