Një bukuroshe futbolliste dhe gazetare

30/09/2016 00:00

Brenda Perez është një gazetare spanjolle dhe njëkohësisht futbollistë e Espanjolit. Bukuroshja brune njihet për protagonizmin e saj në fushatën për barazinë gjinore.

Ajo ka treguar së fundmi që e ka patur shumë të vështirë në fëmijëri që të luante futboll, pasi në qytetin saj nuk kishte skuadër futbolli femrash.

Brenda Perez sot është një personazh i njohur në Katalunjë falë pasionit për sportin, veçanërisht për futbollin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel