Spanja bën gati më të mirët kundër Italisë dhe Shqipërisë

30/09/2016 00:00

Jose Maria Callejon dhe Andres Iniesta do të jenë në “Loro Boriçi” më 9 tetor, përballë Shqipërisë. Kështu ka vendosur trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, i cili ka rikthyer në përfaqësuese pas 2 vitesh mungesë futbollistin e Napolit.

Në listën prej 23 futbollistësh bie në sy emri i fantazistit të Barcelonës, Andres Iniesta, i cili mungoi në përballjet me Belgjikën dhe Lihtenshtajnin për shkak dëmtimi.

Tekniku 50-vjeçar ka lënë sërish jashtë skuadrës portierin Iker Casillas, mesfushorin Cesc Fabregas, Adrian e Bartra, ky i fundit për shkak të problemeve fizike.

Pavarësisht momentit të mirë që po kalon te Manchesteri i Mourinhos, është lënë jashtë kombëtares edhe Juan Mata. Përfaqësuesja iberike kryeson grupin G me 3 pikë, së bashku me Italinë. Më 6 tetor, ata do të përballen me “azurrët” dhe 3 ditë më pas do të luajnë në “Loro Boriçi” në Shkodër, përballë kuqezinjve të De Biasit.

Lista e Spanjës për ndeshjet kualifikuese të 6 dhe 9 tetorit
Portierë: De Gea (Mançester Junajtid), Reina (Napoli) e Sergio Rico (Sevija).

Mbrojtës: Nacho (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Piqué (Barcelona), Azpiliqueta(Çelsi), Sergio Ramos (Real Madrid), Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona) e Javi Martínez (Bajern Mynih).

Mesfushorë: Busquets (Barcelona), David Silva (Mançester Siti), Thiago Alcantara (Bajern Mynih), Saúl Ñíguez (Atletiko Madrid), Koke (Atletiko Madrid), Isco (Real Madrid), Iniesta (Barcelona).

Sulmues: Morata (Real Madrid), Lucas Vazquez (Real Madrid), Nolito (Mançester Siti), Callejon (Napoli), Diego Costa (Çelsi) e Vitolo (Sevija).

FOTO GALERI
1/1
Te grumbulluarit e Spanjës

Top Channel