“Trump ka anashkaluar embargon tregtare me Kubën”

30/09/2016 12:20

Donald Trump, sipas rivales së tij presidenciale Hillary Clinton, ka shkelur ligjet amerikane, pasi ka anashkaluar embargon tregtare me Kubën.

“Newsweek” raportoi më herët se një kompani e Trumpit kishte bërë në mënyrë të fshehtë biznesin në Kubë, në kohën kur ndaloheshin marrëdhëniet e tregtisë me vendin komunist. Pretendonet se kompania në fjalë ka shpenzuar atje në vitin 1998 të paktën 68 000 dollarë.

“Mësuam se fundi mbi përpjekjet e tij për të bërë biznes me Kubën, çka duket se përbën shkelje të ligjit amerikan dhe një tallje me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Kjo i shtohet listës së gjatë të veprimeve dhe deklaratave që ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi temperamentin e këtij njeriu dhe kualifikimin e tij për të qenë president e komandat i Forcave të Armatosura”, tha Clinton.
 
Menaxherja e fushatës së Trumpit, Kellyanne Conway këmbënguli se ato para’ nuk janë dhënë asnjëherë dhe se miliarderi ishte kundër marrëveshjeve me Kubën. Vetë manjati e ka përsëritur në disa raste se i ka refuzuar ofertat për të investuar në shtetin-ishull. Por, sipas “Newsweek”, kompania e Trumpit i ka kaluar asokohe paratë përmes një firme amerikane konsultimi, në mënyrë që ta bënte lëvizjen e saj të dukej e ligjshme.

Top Channel