IKMT shemb një objekt 3-katësh në Lushnje

30/09/2016 11:55

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në kuadër të aksioneve që po ndërmerr në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, ka nisur shembjen e një objekti 3-katësh në qytetin e Lushnjës.

Aksioni nisi mëngjesin e së premtes dhe objekti i cili u shemb bëhej pengesë për zbatimin e projektit që Bashkia e Lushnjës po bën për ndërtimin e “Pedonales Abaz bej Lushnja”.

Kjo pedonale do i japë një pamje tjetër kësaj pjese të qytetit të Lushnjës, duke i ardhur më pranë qytetarëve me lulishte dhe hapësira të përcaktuara edhe për më të vegjlit.

Mësohet se pronari i objektit që u shemb nga IKMT-ja është shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Top Channel