Tek Interi të njëjtat probleme, të gjithë nën akuzë

30/09/2016 00:00

Gjithmonë të njëjtat probleme dhe Frank De Boer është sërish në shënjestër të kritikave pas dështimit të dytë radhazi në Europa League. Euforia e zikaltërve pas tre ndeshjeve të mira, përfshirë fitorja ndaj Juves janë sfumuar pas rezultatit të mbrëmjes së kaluar, ku u mundën me rezultatin 3-1 nga Sparta e Pragës.

Një pjesë e lojtarëve i janë rikthyer sjelljes pasive në fushë dhe ndëshkimi ndaj Brozovic qartazi nuk ka ndikuar aq sa duhet tek shokët e tij të skuadrës.

Nga mbrojtja tek sulmi, askush nuk i ka shpëtuar kritikave. Ranocchia ka qenë në garë me Murillo se kush do luante më keq dhe e fitoi “titullin” me daljen me karton të kuq.

Një mbrëmje akoma edhe më e keqe se disfata ndaj izraelitëve të Haoel Beer Sheva. Disfata erdhi edhe në mesfushë, ku mungesa e Joao Mario është një problem të cilin De Boer akoma nuk e ka zgjidhur.

Eder e Palacio bënë shumë lëvizje në fushë, por nuk i dhanë peshën e duhur sulmit. Duke pasur parasysh mungesën e një fantazisti, qarkullimi i topit ka qenë shumë i paktë.

Tashmë përballë është Roma, e cila fitoi bindshëm ndaj rumunëve të Astra me rezultatin 4-0. Trajneri hollndez shpreson në rikuperimin e Joao Mario dhe ta shtrëngojë skuadrën në dhomat e zhveshjes, pasi u tha në përfundim të ndeshjes ndaj Spartës së Pragës se “luajmë si amatorë”.

Top Channel