Shkodër, i jep policit 500 lekë, arrestohet 25-vjeçari

30/09/2016 08:45

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi i ka ofruar ryshfet në shumën prej 500 lekësh një efektivi të Policisë Rrugore për të shmangur gjobën.

Bujar Yzeiraj, banues në Krujë, është arrestuar në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel