F1, Kevin Magnussen merr flakë (Foto)

30/09/2016 00:00

Sesioni i parë i provave të lira nisi me një incident të frikshëm. Në “pit lane”, makina Renault e Kevin Magnussen mori flakë papritur.

Piloti danez arriti të hidhej nga makina në kohë dhe mekanikëve iu deshën disa minuta derisa të fiknin zjarrin, pasi nga njëvendëshja me numër 20 kishte dalë një sasi e madhe benzine.

Pas 20 minutash me flamur të kuq, sesioni ka rinisur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel