Zjarr nga bombola në Kombinat, digjet një banesë dhe një restorant

29/09/2016 00:00

Një banesë dhe një restorant që ndodheshin në një godinë dykatëshe u përfshinë nga flakët pak para mesnatës në zonën e Kombinatit këtu në Tiranë, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Shkak i zjarrit mësohet se ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Fillimisht policia njoftoi për zjarrin në banesë, që rrezikonte edhe shtëpitë aty ngjitur.

Pak çaste më vone u njoftua edhe për djegien e restorantit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikset që vunë flakët nën kontroll.

Top Channel