Europa League, “djajtë” marrin fitoren e parë, bind Roma

29/09/2016 00:00

Manchester Junajtid ka arritur të marr një fitore të rëndësishme në Europa League, pas humbjes së ndeshjes së parë. Përball Zorias ka qenë Zllatan Ibrahimovic ai që ka vendosur me golin e vetëm të kësaj ndeshjeje që gjithsesi nuk ishte aspak e thjeshtë siç u duk në letër.

Edhe italianët e Romës kanë bindur në këtë raund të dytë të fazës së grupeve, ku kanë mundur 4-0 kampionët e rumanisë të Astrës. Në fillim Strotman më pas Facio mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0 ndërkohë në fillimin e pjesës së dytë autogoli i Fabricios dhe pak minuta më pas Salah çojnë shifrat në 4-0.

Athletico Bilbao merr fitoren e parë në Europa League. Baskët mundën 1-0 në shtëpi skuadrën e Rapid Vjenës. Edhe Fenerbahce fitoi 1-0 pasi mposhti minimalisht 1-0 holandezët e Feynoord.

Sassuolo nuk kaloi mirë në udhëtimin në Belgjikë, pasi Genk dërrmoi italianët duke i mundur me rezultatin 3-1.

Rezultatet e ndeshjeve të orës 21:05

Zenit Petersburg – AZ Alkmaar 5 – 0   
St Etienne – Anderlecht    1 – 1   
Olympiakos Piraeus – APOEL    0 – 1
Manchester United – Zorya    1 – 0   
Genk – Sassuolo    3 – 1
Fenerbahce – Feyenoord    1 – 0
Dundalk – Maçabi Tel Aviv    1 – 0   
Austria Vienna – Plzen    0 – 0   
Ath Bilbao – Rapid Vienna    1 – 0   
AS Roma – Astra    4 – 0   

Top Channel