Parapëlqeni ta nisni ditën me një filxhan kafeje? Duke nisur nga kjo e enjte e për një javë, në shumë vende të botës shënohet ajo që quhet si “Dita e kafesë” e që manifestohet me ofrimin e kafeve falas për ata që preferojnë ta konsumojnë. Janë pikërisht ditët dedikuar pijes më të dashur, që zgjon kombe të tëra mbi këtë botë e që i mban industritë gjallë.

Sipas dijetarëve të internetit dhe arbitrave të festave artificiale, 29 shtatori është “Dita e kafesë”, e njohur ndryshe si Dita kombëtare e Kafesë, apo edhe Dita ndërkombëtare e Kafesë.

Origjina e kësaj dite që festohet me pije me përmbajtje kafeine është kryesisht e panjohur, por kush kërkon një histori origjine mund të gjejë shpëtim me një filxhan të dytë, të tretë…apo të katërt.

Shitësit e kafesë zakonisht ofrojnë falas në një rast të tillë festiv. Mes tyre është edhe “Dunkin’ Donuts”, që preferon të shesë një filxhan kafeje mesatare për vetëm 66 cent, një gjest që korrespondon me 66-vjetorin e tyre.

“Krispy Kreme” ndjek të njëjtën metodë, por me vlerë tjetër, në disa vendndodhje të Shteteve të Bashkuara, si dhe në panairet ku merr pjesë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë, organizëm ndërqeveritar, 1 tetori i vitit 2015 ka qenë “dita e parë zyrtare” e kafesë. Statistikat sugjerojnë se finlandezët që e duan aq shumë kafen do të mposhtin të gjithë popujt e tjerë anembanë botës në një garë “virtuale”.

Finlanda është numri një në botë për konsumin e kafesë për frymë, sipas të dhënave të mbledhura nga ofruesi i hulumtimeve të tregjeve “Euromonitor International”. Mesatarisht, një person në Finlandë konsumoi 9.9 kilogramë kafe gjatë vitit 2014.

Suedia, Holanda, Norvegjia dhe Sllovenia janë ndër 5 vendet që e konsumojnë më shumë kafenë.

Ndryshe nga ato, Shtetet e Bashkuara nuk futen as në “Top 10”, duke u renditur në vendin e 25-të gjatë vitit 2014. Amerikanët konsumuan vetëm 3.1 kilogramë kafe për frymë gjatë vitit të kaluar, sikurse edhe francezët. Italianët janë diçka më shumë, me rreth 3.4 kilogramë kafe për frymë, duke u renditur në vendin e 21-të në botë.

Top Channel