39-vjeçarja që tmerron ISIS në Irak

29/09/2016 00:00

Wahida Mohamed Al-Jumaily, e cila është një gjyshe edhe pse është vetëm 39 vjeçe, duke marrë edhe drejtimin e një milicie është kthyer në një nga personat që terroristët e ISIS i frikësohen më tepër.

39-vjeçarja ka humbur shumë prej personave të afërt në luftën kundër grupit terrorist, burri i saj i dytë u vra gjatë këtij viti, po ashtu anëtarët e ISIS i kanë vrarë babain dhe tre vëllezërit.

Si përgjigje drejtuesja ushtarake, e cila e përshkruan veten si “Shtëpiake”, deklaron se armiqve të saj në shumë raste u ka prerë edhe kokat.

Në faqen e saj në Facebook ajo ka publikuar edhe disa foto që mund të cilësohen makabre, ku dallohet të mbajë edhe një kokë njeriu në dorë.

Ajo ka deklaruar për gazetën “Al Sabah” se personalisht ka vrarë 18 persona.

“Kam marrë kërcënime nga liderët e ISIS, përfshirë edhe Abu Bakr (al-Baghdadi). Unë jam në krye të listës së tyre, më lart se kryeministri”, shprehet ajo.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel